Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

1 Maji dita me numrin më të lartë të transaksioneve në historinë e PayPal

Gjatë kësaj periudhe PayPal përpunoi 191 miliardë dollarë në pagesa, një rritje me 18% krahasuar me një vit më parë.

PayPal po përballet me një kërkesë të lartë të përdorimit të shërbimeve ndërsa njerëzit po blejnë online përballë izolimit të Covid-19.

Distributorët online kanë parë një kërkesë së lartë duke rritur përdorimin e pagesave online. Gjatë muajit Prill PayPal tha se ka shënuar një rritje të përdorimit me 7.4 milionë konsumatorë të rinj.

Gjatë kësaj periudhe PayPal përpunoi 191 miliardë dollarë në pagesa, një rritje me 18% krahasuar me një vit më parë. Megjithatë fitimi i kompanisë ra ndjeshëm në 84 milionë dollarë nga 667 milionë dollarë një vit më parë.

Kjo është një rënie me 87.4%, një gjë e pritur nga analistët. Të ardhurat u rritën në 4.62 miliardë dollarë.

Kompania tha se 1 Maji ishte rekordi i ri për numrin e transaksioneve në historinë e PayPal duke thyer atë të Black Friday dhe Cyber Monday vitin e kaluar. Tre mujorin e ardhshëm kompania prej rritje me 15% të të ardhurave.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: