Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

10 vite më parë u prezantua iPad i parë

Modeli origjinal i iPad kishte ekran 9.7-inç, procesor me një bërthamë Apple A4, deri në 64GB memorie, 256MB RAM, portë kufjesh 3.5mm, deri në 10 orë jetëgjatësi baterie dhe konektor me 30 gjilpëra.

10 vite më parë u prezantua iPad i parë

Sot bëhen 11 vite që kur bashkëthemeluesi i Apple Steve Jobs prezantoi modelin e parë të iPad. në atë dalje për shtyp më 27 Janar 2010, Jobs tha se “iPad është teknologjia jonë më e avancuar dhe magjike me një çmim të pabesueshëm.”

Modeli origjinal i iPad kishte ekran 9.7-inç, procesor me një bërthamë Apple A4, deri në 64GB memorie, 256MB RAM, portë kufjesh 3.5mm, deri në 10 orë jetëgjatësi baterie dhe konektor me 30 gjilpëra.

Çmimet fillonin nga 499 dollarë për modelin Wi-Fi dhe 629 dollarë për modelin celular.

  • Mars 2011: Prezantohet iPad 2 me dizajn më të lehtë dhe më të hollë, procesor dual core A5, kamër të pasme dhe frontale
  • Mars 2012: Gjenerata e tretë e iPad me ekran Retina, LTE, dhe video regjistrim 1080p
  • Tetor 2012: Gjenerata e katërt e iPad me konektor Lightning
  • Tetor 2012: Prezantohet iPad mini me ekran 7.9-inç
  • Tetor 2013: iPad Air prezantohet me çip 64-bit A7
  • Tetor 2014: iPad Air 2 vjen me Touch ID
  • Shtator 2015: Prezantohet iPad Pro me ekran 12.9-inç
  • Mars 2017: Gjenerata e 5-të e iPad me çmim fillestar 329 dollarë dhe ekran 9.7-inç
  • Qershor 2017: Gjenerata e dytë e iPad Pro me ekran 120Hz
  • Tetor 2018: Gjenerata e tretë e iPad Pro me korniza të holla ekrani, Face ID, konektor USB-C
  • Shtator 2019: Gjenerata e 7-të e iPad me ekran 10.2-inç dhe tastierë
  • Mars 2020: Gjenerata e katërt e iPad Pro me skaner LiDAR
  • Shtator 2020: Gjenerata e katërt e iPad Air ridizajnohet për ti ngjarë iPad Pro

Në gjysmën e parë të 2021 presim që Apple të nxjerrë në shitje një iPad Pro të ri me ekran Mini-LED, teknologji 5G dhe çip të ri A14X. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: