Monedhë

Kategoritë

10 muaj më parë

121 prej 500 superkompjuterëve më të shpejtë në botë fuqizohen nga procesorë AMD

Aktualisht AMD mban vendin e parë në Top 500 me superkompjuterin Frontier.

121 prej 500 superkompjuterëve më të shpejtë në botë fuqizohen nga procesorë AMD

Në listën e 500 super kompjuterëve më të shpejtë në botë publikuar ditën e sotme, 121 prej tyre fuqizohen nga procesorët AMD, dhe është një rritje me 29 përqind krahasuar me një vit më parë.

Aktualisht AMD mban vendin e parë në Top 500 me superkompjuterin Frontier. Deri më sot konsiderohet i vetmi superkompjuter që kualifikohet i shkallë “ekza” në planet, duke qenë se superkompjuteri dy ekzaflop Aurora fuqizuar nga Intel ende nuk ka dërguar asnjë testim pas disa vitesh shtyrje.

Në kontrast, Frontier është plotësisht operacional dhe po përdoret nga shkencëtar për disa kërkime shkencore.

Në të vërtetë, Frontier vazhdon të përmirësohet, dhe sistemi hyri në listën Top 500 me performancën 1.02 ekzaflops në Qershor të 2022 por tani është përmirësuar në 1.194 ekzaflops falë një rritje prej 17 përqind.

Është një rritje impresionuese duke qenë se ruan të njëjtën numër bërthamash prej 8,699,904 me të cilat debutoi. Ajo rritje performance prej 92 petaflops është e barbartë me fuqinë kompjuterike të Perlmutter që rënditet si superkompjuteri i tetë më i fuqishëm në botë.

Është një rritje e madhe për AMD çipet e së cilës fuqizojnë superkompjuterin më të fuqishëm në botë, por ka edhe të tjerë që hyjnë në listë. Madje katër vende në listën e 10 superkompjuterëve më të fuqishëm në botë u përkasin atyre me procesorë AMD.

Në tërësi Intel dominon listën me numrin më të lartë të sistemeve në Top500. AMD nga ana tjetër vijon të rritet prej ku 21 nga 44 sisteme të reja janë pjesë e kësaj liste.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: