Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

200 mijë punonjës të Google do të punojnë nga shtëpia deri verën e ardhshme

Në Maj Facebook vendosi që një pjesë e punonjësve të kompanisë të punojnë përgjithnjë nga shtëpia ndërsa pjesa tjetër ta bëjë këtë të paktën deri në fund të 2020.

Google do të mbajë thuajse gjithë fuqinë punëtore, prej afro 200 mijë punonjësit dhe kontraktorësh, në shtëpi sipas Wall Street Journal. CEO i Google Sundar Pichai mësohet të ketë marrë këtë vendim javën e kaluar.

Kompanitë në mbarë Silicon Valley i kanë mbajtur zyrat të mbyllura ndërsa rrezikshmëria e pandemisë së koronavirusit bëhet çdo ditë e më e qartë.

Në Maj Facebook vendosi që një pjesë e punonjësve të kompanisë të punojnë përgjithnjë nga shtëpia ndërsa pjesa tjetër ta bëjë këtë të paktën deri në fund të 2020.

Amazon bëri të njëjtën gjë ndërsa Twitter tha se të gjithë punonjësit do të punojnë nga shtëpia deri në një afat të pacaktuar.

Për Microsoft punonjësit do të qëndrojnë në shtëpi deri në Tetor.

Ndërsa kompani dhe biznese po i adaptohen sistemit të ri, ne në PCWorld.al kemi prej vitesh që jemi një ekip që punojmë në disancë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: