Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

2021 viti i ndryshimeve vizuale madhore në Windows 10

Disa prej ndryshimeve do të aplikohen tek sliderat, butonat dhe kontrollet që që gjenden nëpër dritare dhe aplikacione të sistemit operativ.

2021 viti i ndryshimeve vizuale madhore në Windows 10

Prej disa kohësh kemi dëgjuar spekulime për një ndryshim vizual i ndjeshëm që pritet të ndodhë në Windows 10 gjatë 2020-ës me emrin e koduar “Sun Valley.”

Këto spekulime fituan më tepër besueshmëri këtë mëngjes kur Windows Latest raportoi se Microsoft kishte filluar rekrutimin e një ekipi që do të merret specifikisht me ridizajnimin e eksperiencës së Windows 10.

Sun Valley do të jetë një ridizajnim madhor i ndërfaqes që do të vijë me përditësimin e dytë të 2021. Menuja Start, File Explorer, aplikacionet e integruara në Windows 10, të gjithë do të modernizohen me pamjen e re.

Disa prej ndryshimeve do të aplikohen tek sliderat, butonat dhe kontrollet që që gjenden nëpër dritare dhe aplikacione të sistemit operativ.

Microsoft do të punojë edhe me përmirësimin e eksperiencën e tabletit veçanërisht tek linja Surface. Kujtojmë se një vit më parë Microsoft lançoi ikonat e reja të Windows 10-ës dhe përmirësoi pamjen vizuale të menusë Start.

E gjithë kjo punë vetëm afirmon interesin në rritje nga Microsoft ndaj Windows.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: