Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

5 funksionalitete të fshehta të iOS 16 që duhet ti dini

5 funksionalitete të fshehta të iOS 16 që duhet ti dini

Apple lëshon një version madhor të iOS çdo vit. Në 2021 ishte iOS 15 ndërsa në 2022 do të jetë iOS 16.

Nëse ende nuk keni dëgjuar për to, tërheqja e mesazheve të dërguara apo ekrani i ridizajnuar i kyçjes janë dy prej veçorive më të përfolura që po vinë me këtë version të sistemit operativ.

Por këto funksione janë vetëm fillimi dhe do të emocionoheni kur të mësoni se ka edhe prej tyre që janë të fshehta dhe që mund të ndryshojnë mënyrën sesi përdorni iPhone.

Nëse dëshironi të dini disa prej gurëve të çmuar të fshehtë të iOS 16, siç janë albumet fotografike me fjalëkalim dhe aksesi i lehtë i fjalëkalimeve të Wi-Fi, në këtë artikull ju tregojmë çfarë duhet të keni në konsideratë.

Albumet e fshehta dhe Recently Deleted mbrohen me fjalëkalim

Albumi i fshehtë në aplikacionin Photos nuk është aq i fshehtë sa duhet të jetë për shkak se mund ta gjeni me lehtësi duke e bërë jo praktik për të fshehur foto dhe video private.

Edhe pse Apple ka një opsion për ti bërë albumet e fshehta të padukshme, kushdo me akses në telefon mund ti bëjë të dukshme dhe të shohë çdo gjë.

Falë iOS 16 tashmë mund të kyçni me fjalëkalim albumet e fshehta. Mjafton të shkoni tek aplikacionin Photos dhe në tabin Albums në fund të ekranit. Do të vëreni një ikonë dryni ngjitur me albumet Hidden dhe Recently. Për të parë brenda tyre duhet të përdorni Face ID ose kodin PIN.

Shikoni dhe shpërndani fjalëkalimet Wi-Fi

Apple ka lejuar përdoruesit të ndajnë fjalëkalimet Wi-Fi por vetëm nëse vendosnit dy pajisjet Apple ngjitur me njëri-tjetrin. Dhe nëse ai funksionalitet nuk jepte rezultat, kërkimi për të gjetur fjalëkalimin në Settings nuk ekziston si mundësi.

Madje nëse dëshironit të ndanit fjalëkalimin me një përdorues Android ose një kompjuter, duhet të dini fjalëkalimin.

Në iOS 16 ka ndryshuar. Duke shkuar në Settings, hapni Wi-Fi dhe klikoni ikonën e informacionit në të djathtë të rrjetit që dëshironi të dini fjalëkalimin. Për të parë fjalëkalimin klikoni seksionin Password dhe më pas përdorni Face ID. Më pas mund të klikoni Copy për të kopjuar fjalëkalimin dhe ndarë atë.

Gjeni dhe fshini fotot dhe videot e dyfishta

Mbase keni ruajtur të njëjtën foto disa herë ose shkarkuar një video më shumë se njëherë dhe dy kopje po sillen në telefonin tuaj.

Në Photos – Albums, do të shikoni një album të ri quajtur Duplicates nën menunë Utilities ku Apple skanon të gjitha fotot duke treguar ato që keni ruajtur dy herë. Prej aty ose mund ti fshini ose të shtypni butonin Merge që do të mbajë foton me cilësinë më të lartë dhe të zhvendosë të tjera në kosh.

Ngjisni tabet e preferuara në Safari

Përdoruesit nuk mund të hapin më shumë se 500 tabe në Safari dhe sa më shumë të keni të hapura, aq më e vështirë është të gjeni tabin që po kërkoni.

Por me iOS 16 është një mënyrë e lehtë për ta gjetur thjeshtë duke i fiksuar tabet. Pasi të keni ngjitur tabin, ai do të shfaqet në krye të tabeve të tjera.

Përdorni Joy-Cons të Nintendo Switch me iPhone

Prej kohësh Apple ka lejuar përdorimin e kontrollorëve të palëve të treta si PS5 Sony Dual Sense apo Xbox Core Controller me iPhone dhe iPad. Kështu përdoruesit mund të luanin video lojëra nga Minecraft tek Call of Duty.

Me iOS 16 një kontroller i një konsole tjetër është shtuar. Nëse keni një Nintendo Switch, mund të lidhni kontrollorein Joy-Con me iPhone dhe iPad që kanë iOS 16 të instaluar.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: