Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

A po e fiton Sony përsëri luftën e konsolave me Microsoft?

Për fatin jo të mirë të Microsoft në vitet e kaluara konkurrenca mes konsolave të dy kompanive nuk ka qenë aq e nxehtë sa është sot.

Microsoft dhe Sony janë përfshirë në një garë të egër e njohur si “Lufta e Konsolave” të paktën që prej 2001 kur gjenerata e parë e Xbox sfidoi PlayStation 2.

Për fatin jo të mirë të Microsoft në vitet e kaluara konkurrenca mes konsolave të dy kompanive nuk ka qenë aq e nxehtë sa është sot.

Të dhënat që vinë nga kompania analitike SimilarWeb tregojnë një gjysmë të vërtete. Ditën kur Sony prezantoi PlayStation 5, më 16 Shtator, numri i kilikimeve në sajtin e kompanisë ishte 892 mijë.

Sajti i Xbox mori vetëm 776 mijë klikime ditën e debutimit më 22 Shtator. Por për ta vënë më në perspektivë ditën e prezantimit të PS5, Sony pati një rritje të klikimeve me 327% ndërsa Xbox.com vetëm 263%.

Për ta përmbyllur PlayStation 5 ka tërhequr 116 mijë më shumë vizitorë të interesuar sesa Xbox. Për statistikat SimilarWeb është bazuar kryesisht në kërkime organike dhe pse një pjesë jo e vogël e kërkimeve të PlayStation 5 erdhën nga reklamimi.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: