Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Activision zbulon më 8 Qershor detajet e “Call of Duty: Modern Warfare II”

Zbulimi i datës 8 Qershor do të hedhë më shumë dritë dhe të na tregojë aspektet taktike të saj.

Activision zbulon më 8 Qershor detajet e “Call of Duty: Modern Warfare II”

Vetëm pak javë pasi zbuloi datën e debutimit të Call of Duty: Modern Warfare II, Activision Blizzard është gati të tregojë më shumë rreth lojës.

Më 8 Qershor një prezantim i lojës do të vijë për të na treguar çfarë do të presim me debutimin e saj më 28 Tetor. Activision ka konfirmoi disa prej karaktereve që do të shfaqen në Modern Warfare II, përfshirë John “Soap” MacTavish dhe Simon “Ghost” Riley.

Zbulimi i datës 8 Qershor do të hedhë më shumë dritë dhe të na tregojë aspektet taktike të saj.

Infinity Ward gjithashtu është në planet e kompanisë këtë vit dhe do të pasojë Modern Warfare të 2019-ës. Kjo e fundit ishte një rinisje e Modern Warfare që filloi në 2007-ën me Call of Duty 4: Modern Warfare.

Infinity Ward do të sjellë një rimodelim masiv të stilit të lojës battle-royale Call of Duty: Warzone që mbërrin në të njëjtën kohë me Modern Warfare II. Të dy lojërat do të kenë një motor të ri.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: