Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

AKEP ka mbyllur 8 mijë faqe online të lojërave të fatit në 2019

Vetëm në vitin 2019 Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare është detyruar të mbyllë apo bllokojë aksesin në Shqipëri të mbi 8 mijë faqeve.

Mbyllja e lojërave të fatit në fund të vitit 2018 bëri që shumica e atyre që luanin në kazino apo pika bastesh të ktheheshin tek bixhozi online.

Janë me mijëra faqe që ofrojnë baste sportive apo alternativa të tjera të ngjashme me kumarin që mund të luhen online edhe përmes telefonit apo kompjuterit pa qenë nevoja të jesh fizikisht në një pikë basti.

Vetëm në vitin 2019 Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare është detyruar të mbyllë apo bllokojë aksesin në Shqipëri të mbi 8 mijë faqeve.

“Gjatë vitit 2019 është koordinuar me Policinë e Shtetit, Autoritetin e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit dhe Autoritetin e Mediave Audiovizive për t’u përcjellë sipërmarrësve bllokimin në akses të faqeve web/domain-eve, me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme.

Me kërkesë të organeve kompetente, u janë dërguar për mbyllje aksesi ISP-ve rreth: – 8000 domain-e të cilat ofronin lojëra fati online në shkelje të ligjit respektiv për lojërat e fatit.

83 domain-e me anën e të cilave ofroheshin programe televizive në shkelje te ligjit respektiv për mediat audiovizive” thuhet në raportin vjetor të AKEP.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Airpods 2nd Generation

9,990 L
Kurseni: 3,000 L