Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

“Alexa Shqiptare”, programi kompjuterik që kthen gjuhën e folur Shqipe në të shkruar

Albanian Speech to Text ka një set të dhënash prej mëse 1,000 orësh dhe për krijimin e saj janë angazhuar mëse 200 lexues për të lexuar tekst në gjuhën standarde shqipe.

Në një intervistë për Top-Channel finalisti i edicionit të 8-të të ICT Awards Betim Drenica foli për projektin e tij ambicioz i cili kthen gjuhën e folur shqipe në të shkruar.

Betimi vjen nga Prishtina dhe në ICT Awards ka aplikuar me projektin Albanian Speech to Text with Machine Learning. Prej 11 muajsh së bashku me një ekip prej mëse 10 vetash ai ka punuar në njohjen e gjuhës Shqipe nga kompjuteri duke përdorur machine learning.

Ai synon që me Albanian Speech to Text të arrijnë një njohje prej 90% të gjuhës Shqipe, një teknologji e cila do të ishte zgjidhja ideale për institucionet e mbrojtjes së ligjit si hetuesia, policia, dhe gjykatat deri tek institucionet e edukimit dhe mësimit të gjuhës.

Albanian Speech to Text ka një set të dhënash prej mëse 1,000 orësh dhe për krijimin e saj janë angazhuar mëse 200 lexues për të lexuar tekst në gjuhën standarde shqipe.

“Për gjuhën shqipe deri tani nuk ka ekzistuar një projekt i tillë dhe synimi ynë është që të mundësojmë këtë teknologji fillimisht për gjuhën standarde,” tha Ai.

“Aplikimet e kësaj teknologjia janë të llojllojshme nga shkrimi i një teksti pa prekur fare tastierën, deri tek aplikime shumë komplekse si gjykatat,” tha Betimi.

Sfidat e kësaj teknologjie janë të shumta sidomos dialektet e gjuhës Shqipe në krahina të ndryshme.

Betimi zbuloi se ekipi i tij është duke zhvilluar një program tjetër për korrigjimin gramatikor të teksteve.

Projekti i tij ishte ndër tre më të mirët në kategorinë ICT Inovacioni i Vitit në edicionin e 8-të të ICT Awards.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: