Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Amazon thotë se ka përballur sulmin DDoS më të fuqishëm në histori

Amazon Web Services tha se në Shkurt ka minuar një sulm prej 2.3Tbps. Rekordi i mëhershëm ka qenë 1.7Tbps në 2018.

Amazon, kompani e cila oforn infrastrukturë cloud për shumë uebsajte, tha ditën e sotme se ka përballuar sulmin më të fuqishëm DDoS në histori.

Distributed Denial of Service (DDoS) janë sulme të cilat rrëzojnë uebsajtet duke i përmbytur me trafik derisa të bllokohen.

Amazon Web Services tha se në Shkurt ka minuar një sulm prej 2.3Tbps. Rekordi i mëhershëm ka qenë 1.7Tbps në 2018.

Në një raport formal rreth shërbimin të mbrojtjes nga sulmet DDoS, AWS Shield tha se maksimumi i sulmi ka qenë 44% më shumë sesa çkishin parë shërbimet në të kaluarën.

Sulmi zgjati për tre ditë me radhë megjithatë kompania nuk specifikoi çfarë uebsajtesh ose shërbimesh online kanë qenë shënjestër.

Sulmet DDoS janë të thjeshta në natyrë dhe mbështetun tek madhësia e tyre për të qenë efektivë. Zakonisht përdorin një numër të lartë makinerish e kompjuterësh të infektuar me maluerë për të nisur sulme. Janë përdorur gjerësisht nga grupe kolektive hakerësh si Anonymous.

Shërbimet e mbrojtjes si AWS Shield, Cloudflare dhe Akamai janë liderët e këtij sektori të cilët përdoren nga shërbimet online për tu mbrojtur.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: