Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

AMD injoron Nvidia me produktin e ri

Në dyqanin e fansave të AMD u shfaqen dy biçikleta, AMD Custom Mountain Bike dhe Custom Cruiser Bike të cilët kushtojnë 299 dollarë.

Javën e kaluar Nvidia prezantoi gjeneratën e dytë të kartave grafike RTX duke premtuar një tjetër hap masiv përpara në performancën e lojërave.

Megjithatë për AMD ka pak rëndësi çfarë konkurrenti i egër Nvidia. Kompania i hyri një rruge aventuriere në një treg disi ndryshe duke shitur biçikleta.

Në dyqanin e fansave të AMD u shfaqen dy biçikleta, AMD Custom Mountain Bike dhe Custom Cruiser Bike të cilët kushtojnë 299 dollarë.

AMD thotë se këto biçikleta kanë qenë në dizajnim prej shumë vitesh. Të dyja kanë opsione të ndryshme ngjyrash dhe fotoja e paraqitur është e ngjashme me ngjyrën që kompania përdor për procesorët Ryzen.

Biçikletat kanë marshe Shimano, frena MTB dhe amortizatorë të dyfishtë. Në sy bie edhe logoja klasike e AMD.

Dyqani i fansave të AMD shet objekte dhe sende të ndryshme me markën Radeon, Ryzem, EPYC dhe AMD. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: