Është memoria ku Nvidia ka çaluar dhe AMD po synon të përfitojë. RX 7700 XT vjen me 12GB GDDR6 VRAM dhe ndërfaqe prej 192-bit ndërsa RX 7800 XT vjen me 16GB GDDR6 VRAM me 256-bit.
AMD prezantoi ditën e sotme kartat grafike Radeon RX 7700 XT dhe RX 7800 XT të cilët do të kushtojnë 449 dollarë dhe 499 dollarë respektivisht.
Kompania pretendon se të dy kartat mund të prodhojnë mesatarisht 60fps në lojërat më të fundit në 1440p me konfigurimin maksimal dhe pa shkallëzim.
Gjërat bëhen me interesant kur krahasohen me Nvidia ndërsa modeli 450 dollarësh do të sfidojë RTX 4060 Ti që kushton 400 dollarë dhe modelin 500 dollarë 7800 XT të konkurrojë me RTX 4070 që kushton 600 dollarë.
Komuniteti nuk priti mirë modelet e reja Nvidia sidomos krahasuar me gjeneratën e kaluar ndërsa mbetet për tu parë çfarë AMD ka rezervuar.
Gjenerata e kaluar RX 6800 XT kushton ende 530 dollarë.
RX 7800 XT zë 2.5 porta në kompjuter kundrejt RTX 4070 që zë dy porta. Të dy kartat konsumojnë më shumë energji por ajo e AMD diçka më tepër prej 265W kundrejt 200W.
Është memoria ku Nvidia ka çaluar dhe AMD po synon të përfitojë. RX 7700 XT vjen me 12GB GDDR6 VRAM dhe ndërfaqe prej 192-bit ndërsa RX 7800 XT vjen me 16GB GDDR6 VRAM me 256-bit.
Nëse çmimet qëndrojnë brenda pritshmërive të AMD, shumë përdorues mund të migrojnë nga Nvidia.
Krahas kartave grafike AMD do të lançojë edhe FSR 3 më 6 Shtator, konkurrenti i Nvidia DLSS 3. AMD tha se FRS 3 do të vijë në titujt Cyberpunk 2077, Forspoken, Immortals of Aveum, Avatar: Frontiers of Pandora, Warhammer 40,000: Space Marine 2, Frostpunk 2, Squad, Starship Troopers: Extermination, Black Myth: Wukong, Crimson Desert, dhe Like a Dragon: Infinite Wealth.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë