Monedhë

Kategoritë

3 muaj më parë

AMD rifreskon kartat grafike desktop me frekuencë më të lartë

AMD sugjeron një çmim prej 399 dollarë për RX 6650XT, 549 dollarë për RTX 6750XT dhe 1,099 dollarë për RTX 6950XT.

AMD rifreskon kartat grafike desktop me frekuencë më të lartë

Me çmimet e kartave grafike të cilat kanë filluar të normalizohen, AMD vendosi të rifreskojë linjën e kartave grafike desktop me Radeon RX 6950XT, RX 6750XT dhe RTX 6650XT.

Edhe pse të tre kartat grafike kanë specifike të ngjashme si paraardhësit, përfshirë të njëjtën sasi vRAM GDDR6 dhe bërthamash, AMD rriti frekuencën dhe shpejtësinë e memories për të ofruar një rritje të vogël performance.

Rezultati i kombinuar me driverat e fundit të AMD, është 5 deri në 13% më i lartë në testimet e performancës krahasuar me modelet e kaluara.

Për më tepër nëse kombinohen me procesorët e fundit Ryzen, AMD pretendon se kartat grafike ofrojnë deri në 14% më shumë perfomancë duke përdorur Smart Access Memory në lojëra si Forza 5 Horizon.

AMD sugjeron një çmim prej 399 dollarë për RX 6650XT, 549 dollarë për RTX 6750XT dhe 1,099 dollarë për RTX 6950XT.

Kjo e fundit është dizajnuar për lojërat në rezolucionin 4K dhe konkurron me RTX 3090. Me konsum prej 335 vatësh. 16GB vRAM, 80 bërthama dhe frekuencë 2100Mhz.

Ndërsa RX 6750XT shkon për lojërat 1440p përballë RTX 3070 me 250-vat konsum, 12GB vRAM, 40 bërthama dhe 2,495Mhz.

Së fundi RX 6650XT shkon për lojërat 1080p me 180-vat konsum, 8GB vRAM, 32 bërthama dhe frekuencë 2,410Mhz. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 25%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Blackview A100

17,990 L
Kurseni: 6,000 L
- 20%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Bose QuietComfort 35 II Gaming Headset​

27,990 L
Kurseni: 7,000 L
- 9%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Harman Kardon Onyx Studio 7

31,490 L
Kurseni: 3,000 L