Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

AMD rritet ndërsa Intel vazhdon rënien

Çipet AMD kanë tejkaluar Intel në performancë dhe investitorët po shohin nëse kompania ke potencialin për të fituar më shumë treg nga Intel.

AMD rritet ndërsa Intel vazhdon rënien

AMD raportoi rezultatet financiare të tremujorit të dytë të 2022 duke tejkaluar pritshmëritë e fitimit dhe të ardhurave megjithatë prodhuesi i çipeve parashikon një tremujor të tretë të vështirë.

Aksionet e AMD ranë me 6% menjëherë pas lajmit. Prodhuesi i çipeve tha se pret 6.7 miliardë dollarë të ardhura në tre mujorin e ardhshëm me plus minus 200 milionë dollarë. Analistët kishin parashikuar 6.83 miliardë dollarë të ardhura.

Aktualisht AMD është në pozita të mira në treg ndërsa rivali numër një Intel po vijon me rënie.

Çipet AMD kanë tejkaluar Intel në performancë dhe investitorët po shohin nëse kompania ke potencialin për të fituar më shumë treg nga Intel.

Të katër segmentet madhore të AMD u rritën ndërsa në total të ardhurat ishin 70% më lart. Shitjet për qendrat e të dhënave u rritën me 83% në 1.5 miliardë dollarë. Në këtë segment përfshihen shërbimet cloud dhe konsumatorët enterprise. Shitjet e forta për procesorë serverësh ishin ato që rritën kompaninë duke shtuar se nuk pret që kërkesa për këto çipe të bjerë.

Segmenti i klientëve, ku përfshihen shitjet e çipeve për kompjuterët dhe laptopët u rrit me 25% në 2.2 miliardë dollarë edhe pse shitjet e kompjuterëve kanë filluar të tregojnë sinjale rënie.

AMD tha se rritja ka ardhur kryesisht nga shitjet e laptopëve dhe procesorëve mobilë.

Sukses patën edhe shitjet e çipeve për konsolat si PlayStation 5 dhe Xbox Series X. Segmenti gaming u rrit me 32% krahasuar me një vit më parë në 1.7 miliardë dollarë shitje. Megjithatë shitjet e kartave grafike ranë.

Së fundi shitjet e çipeve për rrjetet dhe makinat raportuan 1.3 miliardë dollarë të ardhura mbështetur edhe falë blerjes së Xilinx. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Xiaomi 12

59,990 L