Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Android 13 pranë debutimit

 Versioni i ardhshëm Android 13 nuk pritet të dallojë shumë nga Android 12 që solli një dizajn të ri quajtur Material You.

Android 13 pranë debutimit

Android 13 është shumë pranë debutimit. Google lajmëroi ditën e sotme se është duke adresuar problemet e fundit me versionin e ardhshëm të sistemit operativ për testuesit e cila është e gatshme për shkarkim.

Android 13 Beta 4 nuk ka shumë për të treguar. Google kërkon nga zhvilluesit të bëjnë testimet e fundit të aplikacioneve të tyre dhe të dërgojnë përditësimet e nevojshme përpara debutimit të sistemit operativ.

Përditësimet e softuerit janë emocionuese kur sjell funksionalitete të reja. Versioni i ardhshëm Android 13 nuk pritet të dallojë shumë nga Android 12 që solli një dizajn të ri quajtur Material You.

Por pritet të jetë më i rafinuar. Vëmendjen e madhe në këtë version e ka marrë privatësia. Edhe tabletët Android do të përfitojnë shumë falë përmirësimeve për ekranet e mëdha me elementë të rinj ndërfaqeje së bashku me një modalitet me shumë dritare njëlloj si në kompjuter. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: