Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Angela Merkel konfirmon se ka qenë shënjestër e hakerëve Rusë

Në 2018-ën rrjeti IT i qeverisë Gjermane gjithashtu u sulmua nga hakerët Rusë. Qeveria Ruse ka mohuar përfshirjen në operacione të tilla.

Kancelarja Gjermane Angela Merkel konfirmoi se ka qenë shënjestër i hakerëve të inteligjencës Ruse (GRU). Ajo u pyet në parlament për një raport nga një gazetë Gjermane që thoshte se GRU ka marrë e-mail-e prej saj gjatë një sulmi kibernetik ndaj zyrës së kryeministrit në 2015-ën.

Por kancelarja tha do të kërkon të përmirësonte marrëdhëniet me Rusinë. Në 2015-ën një hakim i raportuar nga gazeta Gjermane Spiegel, filste për vjedhje të dhënash nga kompjuterët e parlamentit Gjerman.

Në 2018-ën rrjeti IT i qeverisë Gjermane gjithashtu u sulmua nga hakerët Rusë. Qeveria Ruse ka mohuar përfshirjen në operacione të tilla.

Sipas Spiegel, i cili nuk citoi burimet, ekspertë Gjermanë arritën të rindërtonin pjesërisht sulmin dhe gjetën se dy posta e-mail-i të zyrës së Merkel ishin kompromentuar. Ato përmbanin e-mail-e gjatë periudhës 2012-2015.

Në 2016-ën agjencia Gjermane e inteligjencës publikisht akuzoi një grup hakerësh të lidhur me shtetin Rus. Grupi njihet si Fancy Bear, ose APT28 të cilët besohet se kanë sulmuar edhe zgjedhjet Amerikane në 2016-ën.

Ministria e Jashtme Ruse mohoi akuzat me një shaka: “Vetëm njëherë kemi hynë në Bundestag dhe ai ka qenë viti 1945 kur e çliruam Berlinin nga nazistët.”

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: