Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Anulohet marrëveshja për blerjen e prodhuesit të dytë më madh në botë të kompjuterëve

Kompania e cila vlerësohet shumë më pak sesa HP, u tërhoq ditën e Marte nga blerja dhe anuloi ofertën 34 miliardë dollarëshe.

Xerox është tërhequr nga blerja e HP për shkak të krizës globale që bota po kalon me COVID-19.

Kompania e cila vlerësohet shumë më pak sesa HP, u tërhoq ditën e Marte nga blerja dhe anuloi ofertën 34 miliardë dollarëshe.

HP ka refuzuar disa herë ofertat e Xerox dhe më e fundit ishte 24 dollarë për aksion. Përhapja e koronavirusit ka krijuar paqartësi në mbarë tregjet botërore çka bëri që Xerox të tërhiqej nga transaksioni.

Nga ana tjetër prodhuesi Amerikan i kompjuterëve HP po përgatitet të shkurtojë mes 7 mijë deri në 9 mijë vende pune deri në fund të 2022 për të kursyer 1 miliardë dollarë në vit.

HP është prodhuesi i dytë më i madh në botë i kompjuterëve.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: