Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Aplikacioni i ri i Facebook kërkon të parashikojë të ardhmen

Qëllimi i vërtete i këtij aplikacioni nuk është i qartë. Sipas Facebook, iniciativa e parë e Forecast fillon sot me parashikimin e një vaksine.

Kur do të kemi një vaksinë për Covid-19? Rrjeti social Facebook është vënë në kërkim të kësaj përgjigjeje e shumë të tjerave ose të paktën të na bëjë ne të hamendësojmë.

Aplikacioni i ri i kompanisë në iOS, quajtur Forecast, u jep mundësinë ekspertëve të bëjnë parashikime dhe të shohin më pas nëse kanë pasur të drejtë.

Këta ekspertë mund të përdorin aplikacionin e ri vetëm përmes një ftesë dhe përgjigja e tyre duhet të arsyetohet. Publiku më pas mund të votojë parashikimin që ju duket më i besueshëm.

Qëllimi i vërtete i këtij aplikacioni nuk është i qartë. Sipas Facebook, iniciativa e parë e Forecast fillon sot me parashikimin e një vaksine.

Një eksperiment i çuditshëm pa një qëllim të qartë. Por nëse dikush ka pyetje lidhur me një temë të rëndësishme, ata mund të kërkojnë informacion nga një burim i besueshëm dhe ta mbështesin me të dhëna. Forecast duket se e thjeshton këtë proces.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: