Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Aplikacioni Switch to Android për iOS funksionon me të gjithë telefonët Android

Deri më sot aplikacioni ishte i kufizuar vetëm për transferimin e të dhënave të iPhone drejt telefonëve Pixel.

Aplikacioni Switch to Android për iOS funksionon me të gjithë telefonët Android

Ditën e Mërkure Google tha se aplikacioni Switch to Android për përdoruesit e iOS është i disponueshëm për të gjithë telefonët Android 12.

Aplikacioni iOS, i cili debutoi në fillim të këtij viti, e bën kalimin nga iOS në Android më të lehtë duke ndihmuar përdoruesit të importojnë kontaktet, kalendarin, fotot dhe videot e tyre në një telefon të ri Android.

Deri më sot aplikacioni ishte i kufizuar vetëm për transferimin e të dhënave të iPhone drejt telefonëve Pixel.

Aplikacioni nis procesin e transferimit duke shfaqur një kod QR në iPhone që duhet ta skanoni nga telefoni Android për të filluar transferimin e të dhënave.

Përdoruesve do tu kërkohet të lidhin iPhone e vjetër me telefonin e ri Android ose me kabëll iPhone ose përmes teknologjisë wireless përmes aplikacionit të ri Switch to Android.

Përveç zhvendosjes së të dhënave, aplikacioni ofron udhëzime rreth procesit të transferimit siç është çregjistrimi i iMessages për të vazhduar të merrni mesazhet në telefonin e ri Android. Gjithashtu aplikacioni jep këshilla për pajisjen e re siç është transferimi i fotove nga iCloud.

Përpara se të vinte ky aplikacion, Google sugjeronte se procesi i kalimit të të dhënave nga iPhone në Android duhej të bëhej përmes kopjeve të të dhënave drejt Google Drive fillimisht e më pas shkarkimit të tyre në Android.

Switch to Android bën të njëjtën gjë vetëm se në një mënyrë më të lehtë dhe të shpejtë. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: