Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Apple bën parashikimin e fortë për iPhone 14

Raportohet se Apple ka informuar furnizuesit se shitjet fillestare të iPhone 14 do të jenë më të larta sesa iPhone 13.

Apple bën parashikimin e fortë për iPhone 14

Shitjet e linjës iPhone 13 vijuan me ritme të larta ndërsa parashikimet flasin për një të ardhme të ndritur edhe për modelet iPhone 14.

Apple ka nisur testimet me linjën iPhone 14 dhe planifikon të fillojë prodhimin në masë në Gusht pak përpara prezantimit në fillim të Shatorit.

Raportohet se Apple ka informuar furnizuesit se shitjet fillestare të iPhone 14 do të jenë më të larta sesa iPhone 13.

Normalisht shitjet e iPhone ngadalësohen gjatë periudhës Korrik-Gusht ndërsa konsumatorët presin debutimin e modeleve të reja në Shtator.

Megjithatë shitjet e iPhone 13 në Korrik këtë vit ishin 33% më të larta sesa një vit më parë duke sugjeruar një kërkesë të fortë në muajt në vazhdim.

Ndërkaq Samsung do të prodhojë 80 milionë ekrane për iPhone 14, iPhone 14 Max, iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max në tre mujorin e tretë të vitit. Në 2021 të tre modelet e iPhone debutuan më 14 Shtator dhe mund të porositeshin nga data 17 Shtator. Shitjet filluan më 24 Shtator në SHBA dhe 30 vende të botës.

Presim një axhendë të ngjashme edhe për modelet iPhone 14. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: