Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Apple dhe Google lançojnë teknologjinë për gjurmimin e koronavirusit

Identiteti i përdoruesve të aplikacioneve do të mbrohet nga enkriptimi. Teknologjia është e disponueshme tek të gjitha modelet Android dhe iPhone që datojnë nga Shtatori 2015.

Apple dhe Google publikuan teknologjinë e shumëpritur të smartfonëve për njoftimin automatik të njerëzve nëse kanë qenë pranë një personi të infektuar me koronavirus.

Kompanitë nisën një bashkëpunim të paprecedent duke vënë të gjithë potencialin e tyre teknologjik në shërbim të gjurmimit dhe izolimit të koronavirusit muajin e kaluar dhe të paktën 22 vende të botës kanë planifikuar të lançojnë aplikacionet e tyre që e shfrytëzojnë këtë teknologji.

Bazohet në Blutooth për të identifikuar kur dikush ka qëndruar afër një personi të infektuar me koronavirus. Shumë qeveri kanë provuar por pa sukses të lançojnë aplikacionet e tyre për Covid-19.

Shumica e tyre hasën probleme teknike në iOS dhe Android dhe nuk janë adoptuar gjerësisht. Zakonisht përdornin GPS për të gjurmuar vendndodhjen e përdoruesve gjë që Apple dhe Google kanë vendosur të shmangin për shkak të shqetësimeve të privatësisë.

Identiteti i përdoruesve të aplikacioneve do të mbrohet nga enkriptimi. Teknologjia është e disponueshme tek të gjitha modelet Android dhe iPhone që datojnë nga Shtatori 2015.

Suksesi i tyre varet tek adoptimi i përdoruesit dhe privatësia e fortë është mënyra më e mirë për të inkurajuar këtë adoptim. Kompanitë thanë se teknologjia është produkt i një partneriteti të rallë mes gjigantëve të teknologjisë.

Copyright: © PCWorld Albania