Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Apple do të bëjë një lëvizje e cila do të tronditë një industri të tërë

Lajmi pritet të bëhet publik në Konferencën e Zhvilluesve të Apple ku do të zbulojë detajet e procesorit dhe tu japë kohë zhvilluesve të përgatiten.

Për disa vite kanë qarkulluar spekulime se Apple është duke zëvendësuar procesorët Intel të Mac me çipet e tij një lëvizje e cila do të shkaktonte një kataklizmë në industri.

Lajmi pritet të bëhet publik në Konferencën e Zhvilluesve të Apple ku do të zbulojë detajet e procesorit dhe tu japë kohë zhvilluesve të përgatiten.

Çipet e reja do të bazohen në arkitekturën A14 të përdorur në iPhone dhe iPad. Çipet janë dizajnuar nga Apple dhe ndërtuar nga TSMC i cili prodhon procesorë edhe për AMD dhe NVIDIA.

Me këtë lëvizje Apple do të kishte më shumë kontroll mbi komponentët e përdorur në laptopët Mac dhe kompjuterët desktop duke i dhënë goditje të rëndë Intel i cili është furnizuesi i kompjuterëve Mac me procesorë.

Kompjuterët Mac do të vijojnë të kenë një version të macOS të përshtatur me çipet e reja. Sipas raportimeve Apple ka vënë re përfitime të mëdha me çipet ARM në Mac.

Problemi më i madh pritet të jetë përshtatshmëria me procesorët. Në vitet e fundit Intel ka ngelur në teknologjinë 14-nanometër ndërsa AMD, Apple dhe Qualcomm janë në teknologjinë 5-nanometër. Vetë kompania e ka pranuar se nuk do të kapë as arkitekturën 7-nanometër të AMD në vitin e ardhshëm.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Airpods 2nd Generation

9,990 L
Kurseni: 3,000 L