Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Apple do të sjellë një makinë në treg deri më 2025

Në zemër të makinës është një bateri me një dizajn revolucionuar monocell. Konkretisht kompania mund të shtojë më tepër material tek bateria duke ofruar distancë më të madhe.

Apple do të sjellë një makinë në treg deri më 2025

Informacionet rreth projektit sekret Titan të makinës Apple kanë qarkulluar prej vitesh por një raport i fundit nga Reuters ofron detaje konkrete mbi planet e gjigantit të automobilave.

Sipas raportit Apple mund të fillojë prodhimin e makinave elektrike pas 2024. Në zemër të makinës është një bateri me një dizajn revolucionuar monocell. Konkretisht kompania mund të shtojë më tepër material tek bateria duke ofruar distancë më të madhe.

Apple gjithashtu po eksploron përdorimin e fosfatit litium-hekur të cilat vuajnë më pak nga nxehtësia sepse nuk kërkojnë kobalt. Mëse 60% e prodhimit botëror të kobaltit vjen nga Republika Demokratike e Kongos.

Makina gjithashtu do të ketë disa sensorë LiDAR për të njohur ambientin që rrethon. Sipas Reuters makina ka shënuar progres që nga largimi i 200 punonjësve nga Projekti Titan dhe orientuar drejt ndërtimit të një makine për konsumatorët.

Por sipas agjencisë së lajmeve prodhimi mund të shtyhet me një vit në 2025 për shkak të pandemisë së Covid-19. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

BEST DEALS

Apple iPhone 11 Pro

29,990 L31,990 L
 
Të Përdorura

Apple iPhone 11 Pro Max

33,490 L37,990 L