Monedhë

Kategoritë

3 muaj më parë

Apple kalon nga porta Lightning në USB-C në 2023

Standardi i preferuar i Evropës është USB-C dhe Apple mund të detyrohet që iPhone, iPad dhe AirPods e shitur në Evropë të kenë këtë teknologji lidhjeje dhe karikimi.

Apple kalon nga porta Lightning në USB-C në 2023

Apple do të largohet nga porta Lightning për ta zëvendësuar me USB-C në disa ose të gjitha modelet e iPhone 15 që debuton në gjysmën e dytë të 2023 tha analisti Ming Chi Kuo.

Që nga debutimi i iPhone 5 Apple ka përdorur portën Lightining edhe pse mbarë industria shkoi drejt USB-C. Në një cicërimë ditën e sotme Kuo tha se informacionet që vinë nga zinxhirët furnizues të kompanisë zbulojnë zëvendësimin e Lightning me USB-C në 2023.

Kuo thotë se USB-C në iPhone do të rriste shpejtësitë e transferimit dhe të karikimit. Vendimi i Apple mund të vijë edhe përballë presionit të Bashkimit Evropian që së fundi miratoi ligjin duke u kërkuar kompanive të adoptojnë një standard të vetëm në pajisjet e shitura në Evropë.

Standardi i preferuar i Evropës është USB-C dhe Apple mund të detyrohet që iPhone, iPad dhe AirPods e shitur në Evropë të kenë këtë teknologji lidhjeje dhe karikimi.

Pjesa më e madhe e linjës së iPad ka USB-C për arsye të transferimit të shpejtë të të dhënave. 

Copyright: © PCWorld Albania