Monedhë

Kategoritë

2 muaj më parë

Apple paditet në gjykatë për abuzim me sistemin Apple Pay

Sipas padisë Apple pengon përdoruesit të përdorin portofolë konkurrentë të aftë të ofrojnë zgjidhje të ngjashme.

Apple është paditur në gjykatë në SHBA në lidhje me Apple Pay. Gjiganti i teknologjisë akuzohet se ka përdorur fuqinë në industrinë e smartfonëve për të penguar konkurrencën të përdorë sisteme të tjera pagesash.

Padia e dërguar pranë gjykatës federale të Kalifornisë u bë nga Affinity Credit Union. Sipas padisë, Apple detyron përdoruesit e pajisjeve të veta të përdorin portofolin e saj të pagesave contactless ndryshe nga pajisjet Android ku konsumatorët mund të zgjedhin portofolët që dëshirojnë nga Google Pay tek Samsung Pay.

Sipas padisë Apple pengon përdoruesit të përdorin portofolë konkurrentë të aftë të ofrojnë zgjidhje të ngjashme. Sjellja anti-konkurruese e Apple ka detyruar më shumë se 4 mijë banka që përdorin Apple Pay të paguajnë afro 1 miliardë dollarë tarifa vjetore.

Megjithatë nuk është e vetmja betejë ligjore me të cilën po përballet Apple.

Në Evropë kompania rrezikon të gjobitet nga Bashkimi Evropian që thotë se Apple ka përdorur pozitat dominuese në pajisjet Android dhe portofolët dixhitalë duke refuzuar rivalëve aksesin në teknologji.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 28%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Kids E07 Smart Watch

1,790 L
Kurseni: 700 L
- 52%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

TCL Tab 10s, WiFi Only

12,990 L
Kurseni: 14,000 L
- 40%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Game Box Power M3

2,990 L
Kurseni: 2,000 L
- 18%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Apple Airpods Pro with Magsafe Charging Case

23,490 L
Kurseni: 5,000 L