Monedhë

Kategoritë

2 muaj më parë

Apple përditëson MacBook Pro 13-inç me çipin M2

Modeli i ri MacBook Pro nuk është një ridizajnim madhor si varianti Air ndërsa ruan panelin me prekje të Touch Bar.

Apple përditëson MacBook Pro 13-inç me çipin M2

Apple nuk zbuloi vetëm një MacBook Air të ri në konferencën e zhvilluesve WWDC ditën e Hënë, por gjithashtu kishte përgatitur një rifreskim të MacBook Pro 13-inç.

Laptopi pro i segmentit të ulët vjen me çipin e ri M2 që premton më shumë performancë dhe efikasitet si 20 orë jetëgjatësi baterie dhe përpunim më të shpejtë të videove ProRes.

Modeli i ri MacBook Pro nuk është një ridizajnim madhor si varianti Air ndërsa ruan panelin me prekje të Touch Bar.

Apple tha se përdoruesit mund të presin mikrofona të cilësisë së një studioje, deri në 24GB RAM dhe 2TB memorie.

MacBook Pro M2 fillon nga 1,299 dollarë kur të dalë në shitje në Korrik. Pozicioni në linjën e laptopëve nuk ka ndryshuar. Është një Mac portativë për përdorues që bëjnë punë të rënda por nuk duan të shpenzojnë në modelet Premium të kushtueshme si variantet 14 dhe 16-inç.

Apple nga ana tjetër përballet me vështirësi në shitjen e këtij modeli sidomos përballë MacBook Air të ri që ofron performancë të ngjashme, ekran më të madh dhe MagSafe për më pak para. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 7%
Second Chance
Ofertë!

Apple Macbook Pro 13.3″ (Late 2015), 8GB, 500GB SSD, Core i5

64,990 L
Kurseni: 5,000 L
- 20%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Apple Magic Keyboard With Numeric Keypad

19,990 L
Kurseni: 5,000 L
- 14%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Apple Magic Mouse 3

12,590 L
Kurseni: 2,000 L
- 13%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Apple Pencil 2nd Generation

17,490 L
Kurseni: 2,500 L
- 5%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Apple TV 4K 64GB MXH02

28,490 L
Kurseni: 1,500 L