Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Apple publikon përditësimin e fundit madhor të iOS 13

Një prej përditësimeve më të mëdha të iOS 13.7 është një përmirësim i sistemit të njoftimeve për Covid-19 zhvilluar nga Apple dhe Google në iOS dhe Android.

Apple lëshoi ditën e sotme versionin mbase të fundit madhor të iOS 13 përpara se të mbërrijë iOS 14.

Një prej përditësimeve më të mëdha të iOS 13.7 është një përmirësim i sistemit të njoftimeve për Covid-19 zhvilluar nga Apple dhe Google në iOS dhe Android.

Quajtur Exposure Notification Express ju ofron përdoruesve mundësinë për tu bërë pjesë e përpjekjeve të autoriteteve lokale në informimin e njerëzve nëse kanë qenë ose jo në kontakt me persona të infektuar nga Covid-19.

Kur të kaloni në iOS 13.7, do të shihni një seksion të ri në menunë Settings “Turn on Exposure Notifications.” Duke aktivizuar këtë opsion përdoruesit mund të shkarkojnë aplikacionet e Covid-19 nëse janë të disponueshëm në vendin e tyre.

Ndërsa në vende ku autoritetet lokale kanë vendosur të përdorin sistemin e Apple, iOS 13.7 dërgon njoftime në pajisje pa qenë nevoja për të shkarkuar një aplikacion më vete në telefon.

Pjesëmarrja në këtë opsion është vullnetar. Përtej Covid-19, përditësimi sjell stickera të rinj Memoji dhe folderin iCloud Drive në aplikacionin Files.

Gjithashtu përmban edhe rregullime problemesh. Për të shkarkuar përditësimin shkoni në General dhe më pas në Software Update.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: