Monedhë

Kategoritë

2 muaj më parë

Apple raportohet se ka planifikuar një MacBook Air 15-inç në 2023

Çipi i ri M2 Max do të ofrojë 12 bërthama procesorike, 38 bërthama grafike krahasuar me 10 bërthamat procesorike dhe 32 grafike të M1 Max.

Apple raportohet se ka planifikuar një MacBook Air 15-inç në 2023

Apple MacBook Air M2 mund të jetë vetëm fillimi i epoke të re për laptopët e kompanisë. Bloomberg thotë se Apple do të lançojë një MacBook Air 15-inç duke filluar nga vera e 2023.

Kompania mund të rikthehet edhe tek laptopët e vegjël. Raportohet se është duke punuar në një laptop 12-inç që mund të debutojë në 2023 ose 2024.

Nëse ju mungon MacBook i 2015-ës por dëshironi që të ketë një harduer modern dhe tastierë cilësore, me shumë gjasa ëndrra juaj do të plotësohet së shpejti.

Burimet e Bloomberg thonë se Apple do të përditësojë MacBook Pro 14 dhe 16-inç në fund të 2022 me procesorët e rinj M2 Pro dhe M2 Max. Por ekziston mundësia që të shtyhen për në 2023.

Çipi i ri M2 Max do të ofrojë 12 bërthama procesorike, 38 bërthama grafike krahasuar me 10 bërthamat procesorike dhe 32 grafike të M1 Max.

Nuk përjashtohet që një model Air më i madh të zbulohet gjithashtu. Apple konfirmoi në WWDC 2022 se Air ishte laptopi më i shitur dhe një model 15-inç do të tërhiqte akoma më shumë konsumatorë.


Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 18%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Doogee X93

8,990 L
Kurseni: 2,000 L
- 18%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Doogee X96

11,490 L
Kurseni: 2,500 L
- 20%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Apple Magic Keyboard With Numeric Keypad

19,990 L
Kurseni: 5,000 L
OFERTË ONLINE

TV Lobod 32″ LF32DN5321

14,990 L
 
- 18%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Apple TV 4K 32GB

16,490 L
Kurseni: 3,500 L
- 24%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Imilab KW66 Activity Band

3,790 L
Kurseni: 1,200 L

DJI OM 4 SE

14,990 L
 
- 5%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

FujiFilm Instax Mini 11 Instant Film Camera

9,490 L
Kurseni: 500 L