Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Apple shfaq rezultatet e ndeshjeve në ekranin e kyçjes së iPhone

Në betan e parë të iOS 16.1 bërë e disponueshme për zhvilluesit dhe testuesit, Apple po eksperimenton me integrimin e Live Activities përmes aplikacionit TV.

Së fundi Apple njoftoi iOS 16.1 i cili do të sjellë funksionalitete të reja live ndërsa përdoruesit e iPhone mund të qëndrojnë vazhdimisht të informuar se çfarë po ndodh gjatë një ndeshjeje sportive apo për një porosi që kanë bërë.

I gjithë ky informacion do të jetë në ekranin e kyçjes. Në betan e parë të iOS 16.1 bërë e disponueshme për zhvilluesit dhe testuesit, Apple po eksperimenton me integrimin e Live Activities përmes aplikacionit TV.

Në aplikacionin TV mjafton të klikoni butonin “Follow” për një ndeshje dhe rezultat live do të shfaqen në ekranin e kyçjes.

Siç e shikoni nga imazhet e postuara, një përmbledhje e ndeshjes gjithashtu shfaqet ngjitur me orën dhe datën.

Live Activities shfaqen në fund të ekranit të kyçjes dhe janë të disponueshme për modelet iPhone 13 dhe ato më të fundit si iPhone 14 dhe 14 Plus. Në iPhone 14 Pro dhe Pro Max, Live Activities do të shfaqen në krye të ekranit të kyçjes në Dynamic Island.

Apple tha se iOS 16.1 do të debutojë në fund të vitit dhe Live Activities do të jetë i disponueshëm fillimisht vetëm në SHBA, Kanada, Australi, Britani, Brazil, Meksikë, Japoni dhe Korenë e Jugut. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 50%
Ofertë!

iPhone 12 | 12 Pro Silicone Case with MagSafe

3,990 L
Kurseni: 4,000 L