Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Apple shndërrohet në një bankë

Me shërbimin e ri përdoruesit mund të blejnë përmes Apple Pay dhe më pas të paguajnë blerjen me 4 këste përgjatë 6 javëve pa interes.

Apple shndërrohet në një bankë

Në konferencën WWDC Apple zbuloi një shërbim të ri “Bli tani, paguaj më vonë,” ndërsa së fundi kompania zbuloi se ky shërbim do të ofrohet përmes një pale të tretë por direkt nga Apple.

Filiali Apple Financing LLC raportohet se është licencuar për kredi dhënie dhe do të mbetet si një biznes më vete nga biznesi kryesor i kompanisë.

Me shërbimin e ri përdoruesit mund të blejnë përmes Apple Pay dhe më pas të paguajnë blerjen me 4 këste përgjatë 6 javëve pa interes.

Nuk është hera e parë që Apple përfshihet në shërbime financiare. Aktualisht kompania bashkëpunon me Goldman Sachs për kartën e kreditit Apple Card por nuk ka lidhje me shërbimin e ri.

Kompania do të bëjë kontrolle të lehta kur një person aplikon për shërbimin. Nëse përdoruesit nuk arrijnë të paguajnë në kohë, nuk do të paguajnë komisione ekstra e as nuk do të raportohen pranë autoriteteve financiare për mospërmbushje të detyrimeve në kohë.

Apple Pay Later do të ketë një limit prej 1 mijë dollarësh. 

Copyright: © PCWorld Albania