Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Apple thotë se ka bllokuar 1.6 milionë aplikacione të dëmshme në 2021

Përgjatë 2021 ekipi i vlerësimit të aplikacioneve të App Store bllokoi 1.6 milionë aplikacione të rrezikshme të hynin në App Store.

Apple thotë se ka bllokuar 1.6 milionë aplikacione të dëmshme në 2021

Apple tha këtë javë se kishte bllokuar 343 mijë aplikacione iOS përpara se të hynin në App Store për shkelje të privatësisë ndërsa 157 mijë të tjerë u bllokuan sepse tentonin të mashtronin përdoruesit.

Kompania shtoi se ka bllokuar 34,500 aplikacione nga indeksimi në App Store sepse nuk ishin dokumentuar siç duhet dhe përmbanin veçori të fshehura.

Përgjatë 2021 ekipi i vlerësimit të aplikacioneve të App Store bllokoi 1.6 milionë aplikacione të rrezikshme të hynin në App Store.

Vitin e kaluar kompania tha se kishte bllokuar afro 1 milionë aplikacione të reja dhe 1 milionë përditësime aplikacionesh. Kompania thotë se përpjekjet e saj për të mbrojtur përdoruesit nga mashtrimi janë rezultat i punës së disa ekipeve nga ekspertë të vlerësimit tek ekspertë për identifikimin e mashtrimeve.

Apple shtoi se ka mbrojtur konsumatorët nga një dëm potencial prej 1.5 miliardë dollarësh në 2021. Gjithashtu kishte bllokuar 3.3 milionë karta të vjedhura dhe dëbuar 600 mijë llogari nga kryerja e transaksioneve. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: