Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Apple Watch Series 8 do të ketë sensor të temperaturës së trupit

Apple Watch Series 8 nuk do të ofrojë matje të sakta por do të dërgojë një njoftim që këshillon përdoruesit të shkojnë tek një doktor ose të përdorin një termometër të dedikuar.

Apple Watch Series 8 do të ketë sensor të temperaturës së trupit

Ora e ardhshme inteligjente e Apple do të ketë një sensor për matjen e temperaturës së trupit dhe që do të paralajmërojë përdoruesit kur ajo tejkalon vlerat normale.

Apple Watch Series 8 nuk do të ofrojë matje të sakta por do të dërgojë një njoftim që këshillon përdoruesit të shkojnë tek një doktor ose të përdorin një termometër të dedikuar.

Mark Gurman i Bloomberg tha se sensori mund të përdoret nga Apple për të gjurmuar fertilitetin duke qenë se ndryshimi i temperaturës së trupit mund të jetë sinjal i një shtatëzanie.

Përveç këtij sensori, Gurman tha se ndryshime të tjera në modelet e reja Apple Watch do të jenë të kufizuara. Gurman parashikoi javën e kaluar se Series 8 do të kenë një procesor me nivel performance të njëjtë me çipet e kaluara S7 dhe S6. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: