Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Apple zyrtarisht lançon App Store në Kosovë dhe Apple Music në Maqedoni

Disponueshmëria e shërbimeve të reja do të ndihmojë Apple të rrisë shitjet në segmentin e shërbimeve të cilat vitet e fundit po gjenerojnë më shumë të ardhura se Mac, iPad dhe veshjet elektronike e aksesorët.

Ditën e sotme Apple tha se do të lançojë shërbimet App Store, Apple Podcasts, iCloud dhe Apple Music për disa vende të botës në mesin e të cilave është edhe Kosova.

App Store, Apple Arcade, Apple Music, Apple Podcasts dhe iCloud do të ofrohen për vendet Evropiane si Bosnje Hercegovina, Gjeorgjia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.

Apple Music gjithashtu është shtrirë në Kroaci, Islandë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kështu shkon në 175 numri i vendeve të botës ku është lançuar App Store dhe 167 vende kanë akses në Apple Music. Krahasuar me rivalin Spotify, ky i fundit ofrohet vetëm në 100 vende të botës.

Disponueshmëria e shërbimeve të reja do të ndihmojë Apple të rrisë shitjet në segmentin e shërbimeve të cilat vitet e fundit po gjenerojnë më shumë të ardhura se Mac, iPad dhe veshjet elektronike e aksesorët.

Të gjitha tregjet e reja që kanë akses në Apple Music do të përfitojnë 6 muaj falas shërbim. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: