Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Bashkëthemeluesi i Apple padit YouTube

Wozniak akuzoi YouTube sepse dështoi të parandalonte problemin. Në përgjigje, Google tha se e kishte marrë abuzimin seriozisht dhe vepruar me shpejtësi.

Bashkëthemeluesi i Apple Steve Wozniak paditi YouTube sepse ka lejuar hakerët të përdorin imazhet dhe videot e tij për të mashtruar njerëzit.

Mashtrimi, i ngjashëm me hakimin e Twitter, u kërkonte njerëzve të dërgonin kriptomonedha duke ju premtuar kthimin pas të dyfishit të tyre.

Wozniak akuzoi YouTube sepse dështoi të parandalonte problemin. Në përgjigje, Google tha se e kishte marrë abuzimin seriozisht dhe vepruar me shpejtësi.

Në padinë e tij Wozniak thotë se mashtrimi vijon në YouTube duke çuar në vjedhjen e dhjetëra miliona dollarëve në kriptomonedha. Përveç Wozniak, firmat ligjore Cotchett, Pitre dhe McCarthy përfaqësojnë 17 individë të tjerë të prekur nga mashtrimi.

Wozniak tha se nëse YouTube do të kishte vepruar me shpejtësi, nuk do të ishim këtu sot. Është e vështirë të vlerësohet sesa të përhapura janë mashtrimet.

Muajin e fundit mashtruesit vodhën 150 mijë dollarë duke u sjellë si Elon Musk në YouTube. Një raport nga Whale Alert thotë se mashtruesit kanë vjedhur 24 milionë dollarë në gjashtë muajt e parë të 2020. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Airpods 2nd Generation

9,990 L
Kurseni: 3,000 L