Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Çdo gjë që duhet të dini për iOS 14

iOS 14 do të ketë edhe një veçori të re vizuale, App Library, i cili organizon aplikacionet në ekran në mënyrë që të mos kapërceni nëpër disa faqe për të gjetur atë që po kërkoni.

Apple prezantoi versionet e reja të Apple Watch, iPad por jo një iPhone të ri të paktën deri muajin e ardhshëm.

Por edhe nëse keni në plan të ndërroni iPhone që keni në përdorim, iOS 14 do tu japë një rifreskim dhe pa paguar asgjë më tepër.

Versioni i ardhshëm sistemit operativ për iPhone debuton me modelet iPhone 6S dhe më lart duke filluar nga dita e sotme.

Pjesën më të madhe të veçorive të reja Apple i zbuloi në konferencën e zhvilluesve WWDC në Qershor përfshirë një mënyrë të re për të riorganizuar aplikacionet apo kyçur në makinën tuaj përmes iPhone.

iOS 14 do të ketë edhe një veçori të re vizuale, App Library, i cili organizon aplikacionet në ekran në mënyrë që të mos kapërceni nëpër disa faqe për të gjetur atë që po kërkoni.

Këto janë ndryshimet më të mëdha që sjell iOS 14.

Mini-Aplikacionet

Quhet App Clips dhe me këtë opsion Apple bën të mundur aksesimin e aplikacioneve të reja pa pasur nevojë të instaloni. Kështu ofron vetëm një pjesë të aplikacionit kur nevojitet siç mund të jetë rezervimi i një taksie apo një vakti ushqimi.

Normalisht përdoruesit mund të zgjedhin të instalojnë të plota aplikacionet nëse dëshirojnë. Funksionaliteti i ri mund të aksesohet duke skanuar kodin e një App Clip ose përmes QR.

Bisedat në grup

Ndërsa bisedat në grup janë bërë popullore në iMessage, Apple mori inspirim për të shtuar opsione të reja që shërbimet rivale popullore i kanë.

Apple solli përditësime të reja për bisedat në grup që nga ngjitja në krye e një bisede të rëndësishme tek njoftimi në rast se dikush ju përmend në një bisedë.

Përdoruesit mund të vendosin foto grupi një imazh ose emoji. Plus avataret e Apple quajtur Memoji, kanë më shumë modele flokësh, mosha të ndryshme dhe maska për fytyrën në epokë pandemie.

Çelësat dixhitalë të makinës

Së pari Apple zëvendësoi kartën e kreditit, tani çelësin e makinës. Një opsion i ri në iPhone dhe Apple Watch mund të përdoret si çelës makine për të hyrë në të apo edhe për ta ndezur.

Megjithatë funksionon vetëm me BMW Seria 5 e 2021. Çelësi mund të ndahet edhe më të tjerë duke e dërguar si mesazh. Gjenerata e ardhshme e teknologjisë do të bëjë të mundur që përdoruesit të hyjnë në makinë pa nxjerrë iPhone nga xhepi.

AirPods

Edhe AirPods janë përditësuar. Kufjet e Apple do të kalojnë me lehtësi nga një pajisje tek një tjetër. Përshembull përdoruesit pasi të kenë dëgjuar një kënge në iPhone mund të marrin iPad dhe të vijojnë të shohin një video pa shkëputje.

Kur dikush telefonon audioja automatikisht kalon tek telefonata.

Aplikacioni i Përkthimit

Aplikacioni i ri i përkthimi mund të përkthejë tekstin e audion në 11 gjuhë të ndryshme përfshirë Anglisht, Spanjisht, Frëngjisht dhe Kineze. Aplikacioni mund të përkthejë në kohë reale kur dy persona flasin gjuhë të ndryshme.

Të shikosh video ndërsa bën tjetër gjë

Quhet modaliteti Picture-in-Picture dhe funksionon duke lënë videon përshembull të një thirrjeje në FaceTime të qëndrojë e hapur në cepin e telefonit ndërsa përdorni aplikacione të tjera si iMessage.

Përdoruesit mund ta lëvizin kutinë e videos kudo në ekran ose ta fshehin atë pa ndërprerë audioja.

Thirjet hyrëse nuk do të zënë gjithë ekranin

Më në fund Apple adreson një prej problemeve dhe ankesave kryesore të përdoruesve. Thirrjet hyrëse nuk do të zënë më gjithë ekranin në pajisjet iOS përfshirë iPhone dhe iPad. Përkundrazi do të shfaqen si një baner në krye të ekranit.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Të Përdorura

Apple iPhone 11 Pro Max

33,490 L37,990 L