Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Çdo gjë që Samsung prezantoi në aktivitetin Galaxy Unpacked! (VAZHDIM)

20:35 Për eksperiencën më të mirë fotografike, Samsung ofron sensorin më të madh në Galaxy S20 Ultra

20:34 Galaxy S20 vjen me 1.5TB memorie, me shumë gjasa së bashku me hapësirën për microSD

20:33 Funksioni i ri Video Snap bën të mundur kapjen e një fotoje 33-megapiksel nga një video 8K

20:30 Kamerat e Galaxy S20 mund të realizojnë video 8K

20:29 Përmes inteligjencës artificiale Galaxy S20 kap disa version të të njëjtit moment

20:28 Kamerat e Samsung Galaxy S20 mund të zmadhojnë deri në 30X

20:27 Samsung ka ndihmuar në instalimin e 100 milion stacioneve 5G në Kore.

20:23 TM ROH prezanton Galaxy S20

20:22 Sot prezantojmë një telefon të ri i cili i thotë lamtumirë kamerave që kemi njohur deri më sot

20:20 Samsung ka bërë shumë investime në 5G tha ai

20:19 TM ROH flet për rrugëtimin e pajisjeve Samsung si Note dhe Galaxy Fold krahas Galaxy S

20:16 TM ROH falenderoj mentorin e tij ish shefin e Samsung Mobile DJ Koh

20:15 Shefi i ri i Samsung Mobile në skenë TM ROH

20:11 Telefoni del në shitje më 14 Shkurt për 1,380 dollarë

20:08 Telefoni vjen me një modalitet Flex Mode dhe kur është gjysmë i hapur punon si të jetë një laptop

20:07 Galaxy Z Flip do të ofrohet së bashku me abonim një vjeçar YouTube Premium

20:06 Galaxy Z Flip ka ekran prej xhami që paloset dhe kamër “hole-punch” nën ekran.

20:02 Shefja e Marketingut pranë Samsung në Britani, prezantoi për publikun Galaxy Z Flip

20:00 Ka nisur aktiviteti i Samsung, Galaxy Unpacked 2020 me një video të shkurtër të telefonit me palosje.

Gjiganti Korean i teknologjisë do të prezantojë sot dy produkte të cilat do të definojnë inovacionin për 2020-ën.

Galaxy Unpacked, një event tradicional i muajit Shkurt ka sjellë modelet më të fundit të serive flagship Galaxy S ndërsa këtë vit do të jetë mikpritëse e telefonit të dytë me ekran që paloset nga Samsung Galaxy Z Flip.

Spekulimet rreth telefonëve kanë qenë të shumta. Pasardhësit e Galaxy S10 do të quhen Galaxy S20 një emërtim i vënë pas dekadës së re që kemi hyrë në të.

Lidhur me Galaxy Z Flip, telefoni ka një ekran me palosje por në forma ndryshe nga Galaxy Fold. Mekanizmi i palosjes në formë guacke rikthen nostalgjinë e telefonëve me kapakë të dy dekadave më parë.

Këto e shumë të tjera pritet të mësojmë në aktivitetin që nis nga 20:00 me orën tonë lokale dhe do të transmetohet në disa evenimente njëherazi si San Fracisco, New York dhe Londër. PCWorld Albanian është media e akredituar e këtij evenimenti.

Copyright: © PCWorld Albania