Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Çfarë di Facebook rreth jush dhe a duhet ta fshini atë?

Fshirja është më tepër një reduktim i dëmit sepse nuk do të ndikojë në të dhënat e grumbulluara rreth jush deri në atë moment.

Facebook ka 2.6 miliardë përdorues aktivë në muaj në mbarë botën dhe duke qenë se të gjithë ne vullnetarisht i kemi dhënë informacion, shumë prej jush mund të çuditen sesa shumë rrjeti social di rreth tyre.

Nuk është thjeshtë emri, mosha dhe edukimi: disa informacione janë aq personale saqë po ti dinit do të përfundonit duke kontrolluar politikat e privatësisë së rrjetit social.

Rrjetet sociale mbi të gjitha janë biznese. Por sa shumë di rreth jush ky biznes? Si mund të kontrolloni privatësinë tuaj në Facebook?

Vija ndarëse mes jetës suaj personale dhe asaj online venitet. Me tu regjistruar ju jepni informacione të thjeshta. Ju vendosni emrin, adresën e e-mail-it, gjininë dhe datëlindjen. Facebook gjithashtu dëshiron të di se me kë jeni mik. Kështu bëhet lidhja me familjarët tuaj dhe studimet tuaja.

Facebook pyet për gjininë, marrëdhëniet aktuale, pikëpamjet politike e fetare, vendndodhjen dhe nëse keni një uebsajt apo blog tuajin. Duke përdorur këto informacione ju kategorizoheni në një grup demografik.

ABC1 është një objektiv kyç dhe përfshin profesionistët e klasës së mesme me financa të mira. Për fatin e mirë të Facebook, 75% e njerëzve me të ardhura të larta janë në rrjetin social.

Snapchat një rival i madh i Facebook ka në shënjestër një audiencë tjetër, 18 deri në 34 vjeç. Mbi 40% e gjeneratës Z thonë se e kanë të vështirë të kuptojnë se çfarë përmbajtjesh të konsumojnë prandaj rrjetet sociale janë jetik për kompanitë e prodhimit, publikuesit, shërbimet podcast etj.

Kjo është shumë e rëndësishme sepse Facebook mund të komandojë çmime më të larta.Dhe në rast se etiketoni vendndodhjen e miqve në statuse dhe foto, reklamat personalizohen më tepër.

Facebook e di se çfarë ju intereson

Profili juaj dokumenton informacione rreth asaj çfarë pëlqeni si filma, muzikë dhe libra. Kohështrirja juaj tregon uebsajtet dhe artikujt që shpërndani. Facebook mund të përshtatë reklamat sipas preferencave tuaja.

Në Janar të 2015-ës një studim tregoi se mjafton 86 mijë pëlqeni në Facebook nga përdoruesit për të parashikuar personalitetet e njerëzve me saktësi të lartë. Studimi ekzaminoi aspekte të ndryshme të personalitetit si pajtueshmëria, ndërgjegje, ekstraversi, neurotizëm dhe hapje.

Çdo gjë që postoni në kohështrirjen tuaj ose të dikujt tjetër regjistrohet. Këto të dhëna shiten të cilat më pas përdoren nga palë të treta.

Facebook e di sesi ngjani

Rrjeti social mund të sugjerojë etiketa tuaja në foto të publikuar nga miqtë dhe anasjelltas. Doni më tepër? Facebook mund të sugjerojë etiketimin tuaj edhe në foto të gjendura në albumet e njerëzve të tjerë.

Projekti i njohjes së fytyrës, Deep Face, krahason dy imazhe të ndryshme dhe identifikon të njëjtin person tek secila prej tyre pavarësisht ndriçimit dhe këndit. Deep Face funksionon ngjashëm me Face ID në iPhone.

Gjurmon tipare dalluese dhe simetrinë e fytyrës. Më pas krijon një rrjet neural me 9 shtresa, një seri nyjash të ndërlidhura si sinapset e trurit. Me këtë strukturë Deep Face mund të rekomandojë etiketimin në foto të ndryshme me saktësi deri në 97%.

Nëse e keni dhënë vetë këtë informacion atëherë Facebook di:

Emrin, adresën e e-mail, gjininë, datëlindjen, të afërmit, miqtë, shkollën dhe universitetin që keni ndjekur, preferencat seksuale, statusin martesor, pikëpamjet fetare, profesionin, ku banoni, nëse keni lidhje politike, adresën e uebsajtit ose blogut, muzikën e preferuar, librat që lexoni, shfaqet televizive që ndiqni, numrin e telefonit, përmbajtjen e mesazheve që postoni në kohështrirje, mesazhet e personave që postojnë në kohështrirjen tuaj, uebsajtet që vizitoni, temat që bisedoni dhe sesi ngjani.

A duhet ta fshini Facebook?

Nëse po kërkoni një zgjidhje të përhershme, opsioni i qartë mbetet fshirja ose çaktivizimi i llogarisë në Facebook, ka një diferencë mes të dyjave: e para fshin plotësisht llogarinë, ndërsa e dyta është një masë e përkohshme distancimi nga platforma.

Por fshirja është më tepër një reduktim i dëmit sepse nuk do të ndikojë në të dhënat e grumbulluara rreth jush deri në atë moment.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: