Monedhë

Kategoritë

11 muaj më parë

Çfarë duhet të dini për modelin e ri të inteligjencës artificiale PaLM 2 të Google

I ndërtuar për tu aplikuar në një gamë të gjerë aplikacionesh, modeli i ri gjuhësor i Google tashmë fshihet pas disa shërbimeve Google ndërsa më shumë të tjerë do ti bashkohen.

Çfarë duhet të dini për modelin e ri të inteligjencës artificiale PaLM 2 të Google

Ndërsa OpenAI po udhëheq në zhvillimin e inteligjencës artificiale gjeneruese, shumë e kanë akuzuar Google se po ngel pas. Megjithatë Google e kishte përgjigjen gati ndaj kritikave dhe në konferencën e zhvilluesve I/O prezantoi PaLM 2.

I ndërtuar për tu aplikuar në një gamë të gjerë aplikacionesh, modeli i ri gjuhësor i Google tashmë fshihet pas disa shërbimeve Google ndërsa më shumë të tjerë do ti bashkohen.

Çfarë është PaLM 2?

Ishte CEO i Google Sundar Pichai i cili në skenën e I/O më 10 Maj prezantoi PaLM 2. Një shkurtim i Pathways Language Model 2, modeli i ri i Google është gjenerata e dytë e PaLM me versionin e parë që debutoi në muajin Prill të 2022. Nuk e mbani mend?

Asokohe ishte lajm i madh të ngjalli interes të lartë për aftësinë e tij bazike të komunikimit, shakatë dhe disa veprime të thjeshta që mund të kryente. Por pas gjashtë muajsh OpenAI shtangu industrinë me GPT-3.5 duke zbehur shkëlqimin e çdo gjëje tjetër përfshirë PaLM.

Që atëherë OpenAI debutoi GPT-4, një përditësim masiv i GPT-3.5 dhe ka filluar integrimi i tij në disa mjete përfshirë Bing AI Chat.

Me PaLM 2, Google vënë shënjestër GPT-4 dhe shpreson se modeli i ri gjuhësor i përmirësuar do të mund të mbyllë hendekun e madh të krijuar. Debutimi i Google Bard ishte jashtë çdo lloj pritshmërie duke shkaktuar zhgënjim.

Pichai tha se PaLM 2 do të vijë në tre modele të ndryshme madhësie: Gecko, Otter, Bison dhe Unicorn. Gecko është aq i lehtë saqë mund të funksionojnë në pajisjet mobile edhe kur ato janë offline. Versatiliteti i PaLM2 do të thotë se mund të përshtatet për një mori produktesh të ndryshme.

Të dhënat me të cilat është trajnuar PaLM 2

Google nuk specifikoi me çfarë të dhënash është trajnuar PaLM 2 por raporti PDF i kompanisë thotë se dëshiron që ky model gjuhësor të kuptojë matematikën, logjikën dhe shkencën.

Kur Google prezantoi PaLM tha se ishte trajnuar me 540 miliardë parametra, një figurë kolosale për atë kohë. OpenAI doli me një deklaratë akoma më të bujshme kur tha se GPT-4 është trajnuar me mbi 1 trilionë parametra. Që Google të konkurrojë me GPT-4, PaLM 2 duhet të jetë trajnuar përafërsisht me një sasi të njëjtë të dhënash dhe parametrash.

Google thotë se ka trajnuar PaLM 2 në mbi 100 gjuhë të ndryshme për ti dhënë një kuptim më të thellë dhe kontekstual.

PaLM 2 po përdoret nga disa produkte të Google

Google ka konfirmuar se PaLM 2 është implementuar në 25 produkte të saj përfshirë Android, YouTube, Gmail, Google Docs, Google Slides, Google Sheets etj.

Por raporti i PaLM 2 thotë se ende ka shumë punë për tu bërë, specifikisht me përgjigjet toksike në gjuhë të ndryshme. Për shembull kur ekspozohet ndaj ndërhyrjeve toksike, PaLM 2 gjeneron përgjigje toksike në 30 përqind të rasteve ndërsa në gjuhët Angleze, Gjermane dhe Portugeze gjeneron 17 përqind të përgjigjeve me përmbajtje toksike.

Pavarësisht sesa shumë hulumtuesit arrijnë të pastrojnë të dhënat me të cilat trajnojnë modelet gjuhësore, është e pashmangshme që disa të shpëtojnë. Faza e dytë e trajnimit të PaLM 2 është reduktimi i përgjigjeve toksike.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: