Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Çfarë është dhe si të përdornin opsionin Bcc gjatë dërgimit të e-maileve

Bcc është një opsion standard në pothuajse çdo shërbim e-mail. Megjithatë për ta përdorur në Outlook duhet ta aktivizoni së pari.

Opsioni bcc në Outlook, i cili njihet ndryshe edhe si Blind Carbon Copy, ju lejon të dërgoni e-mail-e njerëzve pa pasur dijeni se kush është në listën Bcc.

Bcc është një opsion standard në pothuajse çdo shërbim e-mail. Megjithatë për ta përdorur në Outlook duhet ta aktivizoni së pari.

Ja sesi të përdorni Bcc në Outlook për Mac, PC, iPhone ose Android.

  1. Hapni Outlook në Mac ose PC. Krijoni një e-mail.
  2. Normalisht Microsoft nuk e shfaq fushën Bcc në Outlook sepse nuk përdoret shpesh. Për ta aktivizuar duhet të klikoni Options në krye të dritares së e-mail-it dhe të klikoni Bcc.
  3. Tani shkruani adresën e-mail ku dëshironi të dërgoni një Bcc pa i vënë në dijeni marrësit e vërtetë.

Ja sesi të përdorni Bcc në Outlook për pajisjet mobile

  1. Hapni një dritare të reja e-mail-i në aplikacionin Outlook për iPhone ose Android.
  2. Kur dritarja “New Message” shfaqet, Outlook kombinon Cc dhe Bcc së bashku për të kursyer hapësirë. Klikoni mbi këtë fushë dhe automatikisht do të shfaqet opsioni Bcc.
  3. Tani krijoni e-mail-in dhe shkruani adresën e e-mail-it në fushën Bcc.

Mund të ndiqni të njëjtën procedurë edhe me aplikacione dhe shërbime të tjera sepse thuajse çdo shërbim ofron një opsion të tillë si Gmail, Yahoo Mail etj.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Airpods 2nd Generation

9,990 L
Kurseni: 3,000 L