Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Chrome 87 është një prej versioneve më të rëndësishme ndër vite

Chrome 87 ka filluar të dërgohet tek përdoruesit nga dita e sotme.

Google thotë se 2020 do të jetë viti ku shfletuesi Chrome do të marrë një prej përditësimeve më të rëndësishme ndër vite. “Përditësimi i këtij muaji përfaqëson rritjen më të madhe në performancë ndër vite në Chrome,” shprehej drejtori i produktit përmes një postimi në blog.

Sipas tij disa optimizime të bëra në sfond kanë bërë që Chrome të rritet në disa fronte. Së pari ka të bëjë me tabet. Chrome do ti japë prioritet tabeve aktive mbi të tjerët duke reduktuar përdorimin e procesorit me 5 herë dhe rritur jetëgjatësinë e baterisë me 1.25 orë.

Por edhe hapja e Chrome do të jetë më e shpejtë. Shfletuesi tani hapet 25% më shpejtë dhe përdoruesit duhet të ndjejnë një diferencë. Faqet hapen 7% më shpejtë dhe duke përdorur më pak RAM dhe fuqi.

Google do të shtojë edhe kërkimin e tabeve. Nëse jeni prej atyre që hapni një mori tabesh, me këtë opsion mund të shkoni tek tabi që po kërkoni pa vonuar asnjë sekondë.

Fusha e adresës do të jetë më e dobishme me diçka që Google e qaun Chrome Actions. Përshembull kur shkruani “edit passwords” ose “delete history”, veprimi kryhet direkt nga fusha e adresës.

Dhe së fundi do të vëreni karta kur hapni një tab të ri në Chrome. Aktualisht janë të disponueshme vetëm për disa përdoruesit. Në fund Google tha se Chrome 87 sjell mbështetjen për procesorin e ri Apple M1 në laptopët dhe pajisjet macOS.

Chrome 87 ka filluar të dërgohet tek përdoruesit nga dita e sotme. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Airpods 2nd Generation

9,990 L
Kurseni: 3,000 L