Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Chrome përdor machine learning për tju mbrojtur nga sulmet

Kompania është duke adresuar edhe kërkesat nga disa uebsajte për tju dërguar njoftime. Ato mund të jenë të dobishme për uebsajte që duan tu dërgojnë njoftime por që shpeshherë përfundojnë duke ju irrituar.

Chrome përdor machine learning për tju mbrojtur nga sulmet

Prej kohësh Google ka përdorur machine learning për të përmirësuar produktet e saj, përfshirë shfletuesin Chrome.

Kompania thotë se përmes kësaj teknologjie e ka bërë shfletuesin më të sigurte për tu përdorur. Në Mars, Google lançoi një model machine learning proces i cili kryet në pajisje dhe arrin të identifikojë sulmet potenciale phishing dhe maluer 2.5 herë më mirë sesa modeli i kaluar.

Kompania është duke adresuar edhe kërkesat nga disa uebsajte për tju dërguar njoftime. Ato mund të jenë të dobishme për uebsajte që duan tu dërgojnë njoftime por që shpeshherë përfundojnë duke ju irrituar.

Vetë Chrome arrin që të parashikojë kur një përdoruesit nuk do ti japë leje një uebsajti për të dërguar njoftime dhe i bllokon automatikisht. Versioni i ardhshëm i Chrome do të adresojë këtë shqetësim më mirë falë një modeli machine learning në pajisjet e përdoruesve.

Machine learning është aplikuar edhe në toolbar-in e shfletuesit. Duke parashikuar veprimin e ardhshëm të përdoruesit në një moment të caktuar, shfletuesi do të shfaqë ikona të ndryshme nga opsioni i kërkimi zanor tek opsioni i shpërndarjes. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Të Përdorura

Apple iPhone 8 Plus

21,990 L