Monedhë

Kategoritë

4 muaj më parë

Dell prezanton një XPS 13 më të hollë dhe një hibrid 2n1

Ata që duan më shumë fuqi duhet të shkojnë për XPS 13 Plus dhe procesorin 28-vat të tij.

Dell prezanton një XPS 13 më të hollë dhe një hibrid 2n1

Ndërsa sytë e të gjithë janë nga laptopi i ardhshëm XPS 13 Plus, Dell nuk ka harruar versionet Premium ultra-portativë 2n1. Këtë vit XPS 13 është ridizajnuar për të qenë më i hollë dhe më efikas në konsumin e energjisë.

Ndërsa varianti 2n1 XPS 13 2n1 është transformuar nga një laptop në një hibrid që do të konkurrojë me Surface.

Ata që duan më shumë fuqi duhet të shkojnë për XPS 13 Plus dhe procesorin 28-vat të tij. Por nëse portabiliteti është ai që po kërkoni, XPS 13 ose XPS 13 2n1 janë laptopët që keni nevojë.

Çfarë ka ndryshuar me XPS 13 e ri?

Tani vjen me procesorin 9-vat të gjeneratës së 12-të të Intel ndërsa varianti i vitit të kaluar kishte procesorët 15-vat të gjeneratës së 11-të. Sipas Dell përdoruesit mund ta përdorin procesorin në modalitetin e performancës 12-vat duke i dhënë të njëjtën fuqi si modelet e kaluara.

Dell gjithashtu ka arritur të vendosë një motherboard që është 1.8 herë më i vogël sesa i vitit të kaluar. Konfigurimi është aq efikas saqë i nevojitet vetëm një ventilator për ftohjen e tërë sistemit. Dell tha se ventilatori mund të jetë më i zhurmshëm kur është në kapacitetin e tij maksimal.

Duke gjeneruar më pak nxehtësi dhe më shumë hapësirë të brendshme, Dell integroi altoparlantë më të mëdhenj dhe një bateri më të madhe që premton 12 orë jetëgjatësi baterie.

Edhe pse XPS 13 duket i ngjashëm me modelin e vitit të kaluar, ka disa ndryshime. Tastiera rrethohet nga i njëjti metal që është jashtë kasës duke zëvendësuar fibrën e karbonit dhe xhamin.

Vjen me një portë kufjesh 3.5mm dhe dy porta USB-C. Si me çdo laptop portativ nëse kërkoni të punoni gjatë, do tju duhet të investoni në një mini-hub.

Dell XPS 13 2n1

Modeli i ri2n1 ka ekran 13-inç dhe fuqizohet nga procesorët e gjeneratës së 12-të Intel ndërsa është kompjuteri i parë me 5G të integruar nga Dell. Peshon 725 gram për variantin Wi-Fi dhe 816 gram për variantit 5G, më pak sesa Surface Pro 8 prej 889 gram.

Tastiera XPS Folio do të shitet si aksesor më vete. Për më tepër ka një laps Stylus që vendoset brenda tabletit dhe që gjithashtu shitet më vete.

XPS 13 i ri do të jetë i disponueshëm nga dita e sotme për 999 dollarë. Për XPS 13 2n1 duhet të presim deri në Verë ndërsa çmimi i aksesorëve e as i laptopit nuk u zbulua nga Dell. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 20%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Apple Magic Keyboard With Numeric Keypad

19,990 L
Kurseni: 5,000 L
- 18%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Apple TV 4K 32GB

16,490 L
Kurseni: 3,500 L
OFERTË ONLINE

TV Lobod 32″ LF32DN5321

14,990 L
 
- 18%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Doogee X93

8,990 L
Kurseni: 2,000 L
- 13%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Xiaomi 12X

64,990 L
Kurseni: 10,000 L