Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Discord ka injoruar përdoruesit Android prej kohësh por jo më

Këtë gjë e pamë edhe së fundi me Server Profiles. Por sipas Discord kjo qasja do ti përkasë së shkuarës.

Discord ka injoruar përdoruesit Android prej kohësh por jo më

Discord ka filluar të lançojë një version të rimodeluar të aplikacionit Android i cili adreson disa prej shqetësimeve kryesore lidhur me softuerin.

Nëse keni përdorur shërbimin e kompanisë me shumë gjasa keni parë funksionalitetet e reja të mbërrijnë fillimisht në iOS dhe Desktop përpara lançimit në sistemin operativ të Google.

Këtë gjë e pamë edhe së fundi me Server Profiles. Por sipas Discord kjo qasja do ti përkasë së shkuarës.

Në një postim në blog ditën e Hënë, kompania tha se kishte rindërtuar aplikacionin Android duke përdorur React Native. Discord ka përdorur framework-un në fjalë për zhvillimin e aplikacionit iOS që kur Meta e hapi kodin e React në 2015-ën.

Tashmë të dy aplikacionet kanë të njëjtin kod dhe kompania thotë se përdoruesit Android mund të presin një konsistencë me funksionalitetet e reja.

Për më tepër kompania thotë se përdoruesit e Discord do të shohin një eksperiencë më konsistente mes disa platformave. Një shembull është aplikacioni Android i cili kishte një font më të madh sesa versioni iOS.

Nëse keni instaluar Discord në Android, kompania thotë se versioni i ri i aplikacionit do të bëhet i disponueshëm në javët në vijimit.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: