Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Discord nuk do të jetë më thjeshtë një platformë komunikimi e adhuruesve të lojërave

Platforma ka rritur kapacitetin e saj audio dhe video me 200%. Aktualisht ka një vlerë tregu prej 3 deri në 4 miliardë dollarë sipas Bloomberg.

Nuk ka një emër të ri por Discord ka vendosur të ribrandohet dhe të largohet nga të qënurit theshtë një aplikacion që u vjen në ndihmë adhuruesve të lojërave të komunikojnë me njëri-tjetrin.

Në një postim në blog ditën e sotme, kompania tha se do të ndryshojë qasjen duke u bërë një softuer ku njerëzit mund të gjejnë një komunitet, ku mund të krijojnë një server të tyre komunikimi dhe të flasin me miqtë pavarësisht nëse luajnë ose jo së bashku.

“Lojërat janë ato që ju kanë sjellë në platformë dhe do tu jemi përgjithnjë mirënjohës,” shkruante kompania.

“Sot kur e përdorni Discord, e shfrytëzoni atë edhe për komunikim ditor.”

Praktikisht me ribrandimin Discord do ta bëjë më të lehtë krijimin e serverëve. Kompania gjithashtu thotë se siguria është fokusi kryesor i saj. Ndryshimet e reja do të reflekohen gradualisht.

Platforma ka rritur kapacitetin e saj audio dhe video me 200%. Aktualisht ka një vlerë tregu prej 3 deri në 4 miliardë dollarë sipas Bloomberg.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: