Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Dy kompani Evropiane të internetit satelitor shkrihen për të konkurruar me SpaceX Starlink

Kompanitë pritet të kenë 1.2 miliardë euro të ardhura së bashku për vitin fiskal 2022-23.

Operatorët e internetit satelitor OneWeb dhe Eutelsat kanë vendosur të shkrihen në një kompani të vetme në përpjekje për të rivalizuar Starlink të SpaceX.

Shkrirja do të jetë subjekt i aprovimit nga autoritetet rregullatorë dhe aksionerët e Eutelsat, ndërsa finalizimi i saj mund të ndodhë vetëm në mesin e 2023.

Marrëveshja vlerëson OneWeb me 3.4 miliardë dollarë. Aksionerët e OneWeb dhe Eutelsat do të kenë secili gjysmën e aksioneve të kompanisë së re të kombinuar.

Eutelsat numëron 36 satelitë në orbitën e lartë të Tokës që do të kombinohen me satelitët e orbitës së ulët të OneWeb për të ofruar internet nga qiejt. Aktualisht OneWeb ka 428 satelitë në orbitë nga 648 të planifikuar për ndërtimin e rrjetit.

Kompanitë pritet të kenë 1.2 miliardë euro të ardhura së bashku për vitin fiskal 2022-23. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: