Monedhë

Kategoritë

2 muaj më parë

Ekspertët paralajmërojnë përhapjen e një skeme mashtrimi në WhatsApp

Ekspertët thonë se tani është koha e duhur për skema të tilla ndërsa të rinjtë dhe studentët po kthehen në shkolla dhe universitete.

Ekspertët paralajmërojnë përhapjen e një skeme mashtrimi në WhatsApp

Ekspertët e e mashtrimeve online paralajmëruan për një skemë të fundit mashtrimi “Hi mum” dhe “Hi dad” ku njerëzve ju kërkohet të transferojnë para tek miqtë dhe familja përpara se ato tu dërgohen mashtruesve.

Skema të tilla janë shfaqur në masë në WhatsApp muajt e fundit the eksperti i mashtrimeve pranë bankës Santander Chris Ainsley në Britani tha se mesazhet po shfaqen edhe në forma të tjera si SMS dërguar drejt numrave celular.

Mbi 1235 raportime janë bërë pranë autoriteteve Britanike për mashtrime gjatë periudhës 3 Shkurt – 21 Qershor ku qytetarët kishin humbu 1.5 milionë paundë.

Një prej rasteve më flagrante ishte si i një infermiere 53-vjeçare që humbi 2,450 paundë pasi një mashtrues u soll si djali i saj që pretendonte se telefoni i kishte rënë në tualet dhe kishte nevojë për para.

Një rast tjetër ishte ajo e pensionistes 66 vjeçare Angela Briscoe e cila muajin e kaluar tha të kishte humbur 10 mijë paundë dhe arriti të rikuperonte vetëm gjysmën e tyre përmes bankës.

Mashtrimi fillon me një mesazh në WhatsApp me tekstet “Hi Mum” ose “Hi Dad” në përpjekje për ti bërë viktimat të përgjigjen duke besuar se janë djali ose vajza e tyre përpara se tu kërkojnë të dërgojnë para.

Edhe pse këto mashtrime kanë filluar në WhatsApp në të kaluarën sipas z. Ainsley, ato po shfaqen edhe përmes SMS-ve.

Mashtruesi i bindin prindërit se janë fëmijët e tyre duke ju kërkuar para.

Kompleksiteti i skemave të mashtrimit ka qenë në rritje. Mashtruesit mundohen ti paraqesin transaksionet si me rrezik të ulët. Gjithashtu përpiqen ta bëjnë të vështirë për bankat të gjurmojnë paratë duke i kaluar nëpër disa llogari të ndryshme.

Pas kontaktojnë “prindin” mashtruesit i bindin se llogaritë e tyre janë kompromentuar dhe duhet të transferojnë para tek një mik ose anëtar i familjes për të mbajtur paratë të sigurta. Gjithashtu ju jepen detajet e një llogarie e kontrolluar nga mashtruesi.

Sapo ato të transferohen në llogarinë e tyre, mashtruesit shkëpusin çdo lloj kontakti me viktimën ndërsa këta të fundit nuk aksesojnë fondet e tyre.

Ekspertët thonë se tani është koha e duhur për skema të tilla ndërsa të rinjtë dhe studentët po kthehen në shkolla dhe universitete. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 50%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

iPhone 12 | 12 Pro Silicone Case with MagSafe

3,990 L
Kurseni: 4,000 L
- 13%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Ninebot Max Sport Balance

64,990 L
Kurseni: 10,000 L
- 52%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

TCL Tab 10s, WiFi Only

12,990 L
Kurseni: 14,000 L
- 40%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Game Box Power M3

2,990 L
Kurseni: 2,000 L