Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Elon Musk do të demonstrojë teknologjinë e kontrollit të telefonëve dhe kompjuterëve me mendje

Musk thotë se njeriu e ka të domosdoshme të shkrihet me inteligjencën artificiale për të shmangur shkatërrimin e racës njerëzore nga kjo e fundit.

Elon Musk do të demonstrojë teknologjinë e tij të lidhjes së trurit të njeriut me kompjuterin si pjesë të ambicieve të tij për tu dhënë njerëzve fuqi “mbinjerëzore.”

Kompania e tij Neuralik nisi të kryente testime vitin e kaluar. Por ditën e Premte do të prezantojë një demo të teknologjisë e cila do tu japë mundësi njerëzve me probleme neurologjike të kontrollojnë telefonët dhe kompjuterët me mendjen e tyre.

Por objektivi afatgjatë është krijimi i një super njeriu. Ai thotë se njeriu e ka të domosdoshme të shkrihet me inteligjencën artificiale për të shmangur shkatërrimin e racës njerëzore nga kjo e fundit.

Themeluar në 2017, kompania e tij ka rekrutuar shkencëtarë të fushave të ndryshme. Pajisja që ka zhvilluar kompania ka një sondë e cila përmban 3,000 elektroda që mund të monitorojnë aktivitetin e 1,000 neuroneve.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Airpods 2nd Generation

9,990 L
Kurseni: 3,000 L