Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Emoji-t vinë në Google Docs

Opsioni i ri shfaqet kur përzgjidhni një tekst në dokument ndërsa jeni në modalitetin “edit.”

Emoji-t vinë në Google Docs

Ndërveprimi mes disa personave është një komponent i rëndësishëm në Google Docs ku përdorues të shumtë mund të editojnë, komentojnë e shumë veprime të tjera në dokumentet e Google.

Tani ju mund të shtoni edhe emoji në komentet e tuaja njëlloj si mesazhet në median sociale.

Opsioni i ri shfaqet kur përzgjidhni një tekst në dokument ndërsa jeni në modalitetin “edit.”

Prej aty do të shikoni ikonën e re “add reaction” që ju lejon të vendosni emoji në seksionin e komenteve të editimit.

Google tha se emoji do të ndahen në Google Chat. Emoji në Google Docs janë një mënyrë e re për të shtuar feedback por përdoruesit mund të zgjedhin ta çaktivizojnë plotësisht atë.

Funksionaliteti i ri është bërë i disponueshëm nga dita e djeshme. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: