Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Facebook del kundër Apple

Por Facebook thotë se bizneset nuk mund të përfitojnë shumë nga opsioni i ri për shkak të politikave që Apple aplikon mbi zhvilluesit.

Facebook është bërë kompania më e fundit e cila del kundër tarifave të Apple për blerjet brenda aplikacioneve. Rrjeti social nisi një përditësim të ri për bizneset e vogla duke u dhënë mundësi të tarifojnë për evenimentet online.

Me përditësimin, i cili ishte parashikuar në muajin Prill, pronarët e bizneseve mund të planifikojnë një event online dhe të tarifojnë ndjekësit për akses në të.

Por Facebook thotë se bizneset nuk mund të përfitojnë shumë nga opsioni i ri për shkak të politikave që Apple aplikon mbi zhvilluesit.

Rrjeti social thotë se nuk do të marrë asnjë qindarkë prej bizneseve, por Apple do të marrë pjesën e vet për blerjet brenda aplikacioneve në Facebook për iOS.

“I kemi kërkuar Apple të reduktojë tarifën 30% të App Store, ose të na lejojë të ofrojmë Facebook Pay në mënyrë që të absorbojmë kostot e bizneseve gjatë Covid-19,” shkruante Facebook.

Por rrjeti social u refuzua. Më tej vijoi duke thënë se ka për të paralajmëruar përdoruesit për tarifën 30% të App Store.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: